Një grua është aksidentuar në qendër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, pranë Bankës së Shqipërisë, kur autobusi i Kombinatit ka përplasur përtokë një kalimtare.
“OraNews”, teksa ka siguruar edhe videon raporton se gruaja rreth 50 vjeçe, ende e paidentifikuar ka qenë duke kaluar rrugën kur u përplas nga urbani i Kombinatit.
Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe ambulanca.