INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident për vdekje në Lushnje, autori largohet nga vendngjarja

Aksident për vdekje në Lushnje, autori largohet nga vendngjarja

Publikuar më: 09:39 27-05-2016

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Lushnje - Fier. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së ditës së enjte, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës. Sipas të dhënave të policisë mësohet se një mjet i paidentifikuara ka aksidentuar një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen e menjëheshme. Të dhënat e policisë bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit pas aksidenti është larguar nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmën e nevojshme të aksidentuarit. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes, ndërsa thuhet se është një mashkull rreth 40 vjeç, por nga aksidenti trupi është dëmtuar aq shumë sa identifikimi i tij bëhet shumë i vështirë. Ndërkohë deri në këto momente në këtë zonë nuk është denoncuar ndonjë person i humbur. Materialet për aksidentin iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Article Logic
Execution time: 0.0034670829772949