Një aksident me motorr ka rezultuar fatal për dy të rinj në Itali, ku njëri prej tyre ishte shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Terlizzi, ku si pasojë humbi jetën 17 vjeçari shqiptar, Armando Bali dhe moshatari i tij Giuseppe De Chirico. Armando Bali, rezident në Terlizzindërroi jetë orët e vona të natës në spitalin Andria ndërsa shoku i tij pësoi një vdekje të menjëhershme. Në aksident u përfshinë një makinë tip “Peugeot” dhe një motor, që u përplasën përgjatë rrugës provinciale 107 që lidh Terlizzi me Giovinazzo¬n, në San Martino. Të dy viktimat udhëtonin me motorr.