INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidentet në rrugë. Qytetarët e pranojnë: Gabojmë. Vëzhgim i In news [VIDEO]

Aksidentet në rrugë. Qytetarët e pranojnë: Gabojmë. Vëzhgim i In news [VIDEO]

Publikuar më: 17:27 23-05-2018
Ndërsa standardet në rrugë janë njëra anë e medaljes që ndikon në rritjen e numrit të aksidenteve, edhe përdoruesit e rrugës janë një problem real. Edhe pse ka prej tyre që thonë se respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të tjerë janë realistë dhe pranojnë gabimet. 
‘I respektojmë rregullat’ thotë një qytetar 
Ndërsa një tjetër pohon se ‘Me të rënë telefoni menjëherë kthehemi’ 
Një i ri pohon: ‘Jemi ne që futemi vend  e pa vend’
 
Edhe pse siguria rrugore është problem kompleks ku përfshihen disa faktorë, rrugë të pasigurta, mungesë sinjalistike, mjete të amortizuara etj,  qytetarët pohojnë për IN news  se kërkohet ndërgjegjësim si nga drejtuesit e mjeteve ashtu dhe nga këmbësorët. 
Sinkrone :
Banor: ‘Shpejtësia, alkoli’
Banor:‘’Sinjalistika është përtokë’’
Studenti :‘Nuk ka sinjalistikë Shqipëria në nivelin e duhur’
 
Numri i aksidenteve rrugore vijon të  jetë në shifra të larta në vendin tonë, ku vetëm gjatë periudhës janar- prill të këtij viti, sipas INSTAT kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore 61 persona. 
 
Ndiqni vëzhgimin 
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0039911270141602