INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidentet, PD: Policia ruan kanabisin

Aksidentet, PD: Policia ruan kanabisin

Publikuar më: 18:38 04-08-2016

Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp lidhur me situatën e aksidenteve të shumta automobilistike në vendin tonë, shumë prej tyre fatale. PD akuzon qeverinë për kaosin në rrugët e vendit dhe thotë se blutë janë angazhuar në ruajtjen e parcelave me kanabis në vend.

Deklarata e plotë nga deputetja Mimoza Hajdarmataj:

Aksidenti tragjik sot në Dibër ku humbën jetën tre qytetarë dhe mbeti i plagosur rëndë një 27 vjecar, është dëshmia e ditës për kaosin total në rrugët tona dhe mungesën e theksuar të sigurisë.

Siguri, që qeveria e Edi Ramës nuk e ofron më prej kohësh.

Aksidentet janë shtuar në mënyrë dramatike dhe qytetarët po bëhen cdo ditë dëshmitarë të skenave fatale nëpër rrugët e vendit.

Tre ditë më parë, 4 të vdekur nga aksidenti në Velipojë.

Katër ditë më parë, dy të vdekur në rrugën Fushë-krujë Lezhë.

Me 1 gusht një i vdekur në rrugën Levan-Tepelenë.

10 ditë më parë, tre të vdekur e 5 të plagosur në Gjirokastër.

Një bilanc lufte.

Ky kaos total, kjo pasiguri, e ka burimin kryesor tek përqendrimi i vemendjes së Edi Ramës në biznesin e drogës, dhe rrjedhimisht policia është atje duke ruajtur parcelat me kanabis e duke vjelur 30 përqindëshin.

Policia bëhet prezente gjithnjë pas ngjarjeve, dhe askush nuk merr përgjegjësi, por kërkohet faji tek bashkitë apo institucionet e tjera.

Mbarë opinioni publik dhe përfaqësuesit me zë të medias kanë reaguar këto ditë për gjendjen e rënduar të pasigurisë, por i vetmi që nuk reagon është Edi Rama dhe Tahiri i tij. Pse? Sepse është koha e korrjes së drogës, dhe është momenti i miliona eurove që merren nga hambarët e hashashit në gjithë vendin, dhe ky është interesi i tyre i vetëm.

Arsye tjetër e aksidenteve është mosinvestimi në infrastrukturë në ato që njihen si pika të rrezikshme, pasi Edi Rama, pjesën më të madhe të parave i con për udhëtime jashtë, për rregullime zyrash, për palma e fasada. Kur dihet se, siguria, është dhe duhet të jetë prioritet i padiskutueshëm.

Partia Demokratike bën përgjegjës për këtë pasiguri, Edi Ramën, njeriun që rreh gjoksin se po lyen me bojë muret e komisariateve, ndërkohë që rrugët e vendit po lahen cdo ditë me gjakun e qytetarëve.

Edi Rama e ka braktisur de fakto mandatin e tij si kryeministër, ndaj ka ardhur koha të largohet edhe de jure, për ti dhënë fund pasigurisë dhe krizës që po kalon vendi.

Shqipëria do të jetë më e sigurtë dhe më e mirë pa Edi Ramën.

Article Logic
Execution time: 0.0032660961151123