INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidentohet me makinë, humb jetën këngëtari SHQIPTAR në Durrës, po fliste

Aksidentohet me makinë, humb jetën këngëtari SHQIPTAR në Durrës, po fliste "LIVE" me kamer [FOTO]

Publikuar më: 10:26 01-11-2019

Një aksident me vdekje është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkozet-Plepa në Durrës.

Një makinë tip “Renault Clio” ka dalë nga rruga dhe është përplasur më pas me bordurën dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Erjon Beli.

Mësohet se viktima ishte nga Kavaja, ndërsa punonte si këngëtar në një lokal nate.

Raportohet se së bashku me të ka qenë edhe i vëllai, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Dy vëllezërit ishin duke udhëtuar me makinë dhe po flisnin me kamer në telefon në momentin e përplasjes.

Beli ka humbur kontrollin e makinës tip "Renault Clio" me targa AA 477 YN me të cilën po udhëtonte dhe është përplasur me trafikndarësen. I riu nga Kavaja kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Italia, pasi jetonte me familjen atje, ndërsa punonte si këngëtar në lokale nate.

"Më datë​ 01.11.2019, rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, Durrës, mjeti tip ”Renault”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi mjetit shtetasi E.B., 30 vjeç, banues në Kavajë. Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit", thuhet në njoftimin e policisë.

BALK.jpg

bli.jpg

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0072610378265381
    array(1) { ["section"]=> string(98) "aksidentohet-me-makine-humb-jeten-kengetari-shqiptar-ne-durres-po-fliste-live-me-kamer-foto-102963" }