Të varfër nuk ka vetëm në Shqipëri, por dhe në tokën e premtuar. Një grua e bllokuar në mes të një treni dhe platformës së tij në SHBA, e më specifikisht në Boston, po i përgjërohej të pranishmëve që të mos e thërrisnin ambulancën me justifikimin se nuk kishte para për ta paguar.
A e dini sa kushton një ambulancë? Kushton 3.000 dollarë dhe unë nuk mund ta përballoj.
Sipas një gazetari të “Boston Globe”, i cili u ndodh në vendngjarje në çastin e aksidentit, gruaja u rrëzua në mes të trenit të metrosë, dhe në një hapsirë asaj i ngeci këmba. Por edhe pse kishte dhimbje gruaja dukej më e shqetësuar për mënyrën se si aksidenti do ta ndikonte financiarisht sesa për anën shëndetsore.
Në kundërshtim me lutjet e saj, të pranishmit e njoftuan shërbimin shëndetsor, personeli i fashoi plagën gruas dhe e dërguan në spital.