INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenton për vdekje këmbësorin, dorëzohet në polici 20 vjeçari

Aksidenton për vdekje këmbësorin, dorëzohet në polici 20 vjeçari

Publikuar më: 08:35 14-08-2018

Ashtu siç ndodh çdo vit aksidentet rrugore janë shtuar ndjeshëm gjatë stinës së verës. Por radhë ndodh që pas aksidenti shkaktari të dorëzohet në polici. Por një 20 vjeçar i cili po drejtonte një mjet ka aksidentuar rëndë një 55 vjeçar. Sipas të dhënave të uniformave blu, një 55-vjeçar nga fshati Portëz ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit, pasi është përplasur nga një automjet pak përpara mesnatës midis të hënës dhe të martës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:10 të ditës së hënë në fshatin Portëz, ku mjeti tip Opel, në emër të një 54-vjeçari, por që drejtohej nga 20-vjeçari Gelsion Pajo nga Patosi, ka përplasur 55-vjeçarin Y.A..
Pas shkaktimit të aksidentit, shtetasi Pajo e ka dërguar këmbësorin e lënduar në spital dhe është larguar për në banesën e tij, por më vonë është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë së Fierit.
Materialet hetimore ndaj tij, mbi të cilin rëndon vepra penale e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit.

Article Logic
Execution time: 0.0021939277648926