INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktiviteti i guroreve rrezikon shpellën e Pëllumbasit, monument natyre [VIDEO]

Aktiviteti i guroreve rrezikon shpellën e Pëllumbasit, monument natyre [VIDEO]

Publikuar më: 20:52 13-05-2016

Shpella e Zezë e Pëllumbasit është një ndër bukuritë e shumta  natyrore qëvitet e fundit, te shumë persona po zgjon një kuriozitet të veçantë dhe të ketë përherë e më tepër vëmendje për t’u vizituar. Ajo ndodhet rreth 25 km larg nga Tirana, në të majtë të luginës së lumit Erzen.

Mirëpo kjo monument natyre, po rrezikohet ccdo ditë e më shumë nga aktiviteti i disa gurorëve aty pranë. Emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar rastin e shpellës së Zezë të Pëllumbasit.

Sipas emisionit, nga ura e Ibës deri në majën e malit janë rreth pesë kilometra rrugë,  por pikërisht pak metra më tutje, katër gurore zhvillojnë aktivitetin e tyre, ndërsa dalëngadalë ato po e grryejnë këtë mal, ndërsa vetëm pak kilometra më tej, ndodhet shpella e mrekullueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0040271282196045