INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori Ndriçim Xhepa i sëmurë, por dikush do të paguajë për të

Aktori Ndriçim Xhepa i sëmurë, por dikush do të paguajë për të

Publikuar më: 17:03 12-10-2017

Jemi mësuar tashmë që të njihemi me fatin e trishtë të artistëve të vërtetë shqiptarë .Trishtohemi  kur mësojmë se ata humbin jetën pa marrë kujdesin e duhur.Por urojmë që një gjë e tillë të mos ndodh me aktorin Ndriçim Xhepa i cili prej kohësh vuan nga një sëmundje e rëndë .Këtë herë qeveria ka miratuar një vendim i cili i akordon një fond prej 5 milionë lekë të reja për mbulimin e shpenzimeve për mjekimin e aktorit.

‘PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. NDRIÇIM XHEPA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, dhe në vijim të shkronjës “c”, të pikës 9, të vendimit nr. 18, datë 11.1.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2017”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Ndriçim Xhepa, në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë” thuhet në vendimin e qeverisë.

Urojmë që këto para të jenë të mjaftueshme dhe aktorit Xhepa sigurisht i urojmë shërim të shpejtë.

Article Logic
Execution time: 0.0030219554901123