INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuza për korrupsion, në pranga ish ministri i mbrojtjes së bashku me gruan [FOTO]

Akuza për korrupsion, në pranga ish ministri i mbrojtjes së bashku me gruan [FOTO]

Publikuar më: 09:35 24-10-2018

Akuzat për korrupsion kanë çuar në qeli një ish zyrtar në Athinë. Mësohet se ryshfeti ka dërguar prapa hekurave të burgut, mbrëmjen e së martës, një figurë të shquar të socialistëve grekë e gjithashtu ish-ministër, pas një çështjeje të vitit 2003 lidhur me përmirësimin e frigatave të marinës detare. Ish-ministri i Mbrojtjes, Yannos Papantoniou dhe bashkëshortja e tij u dërguan në paraburgim, në pritje të gjykimit, pasi pretendohet të kenë fshehur rreth 2.8 milionë franga zvicerane (2.45 mln euro) nga ryshfetet kontraktuale në dhjetëra llogari bankare zvicerane.
Që të dy ata i mohojnë akuzat. Papantoniou, ekonomist 69-vjeçar, ishte një ministër kyç në administratat e njëpasnjëshme socialiste mes viteve 1994 dhe 2004, teksa ka shërbyer më parë edhe si ministër Financash, kur Greqia përgatitej t’i bashkohej Eurozonës.
Papantoniou ka qenë nën hetim përgjatë 15 viteve të fundit. Në vitin 2006, ai fitoi një gjyq për shpifje ndaj të përditshmes franceze “Liberation”, për shkak të artikullit që pretendonte se kontraktori i mbrojtjes franceze
Papantoniou është anëtari i dytë i partisë së fuqishme “PASOK” që burgoset për ryshfet.

ministri_grek.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766