INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat e Ristanit për proces të paligjshëm. Reagon PD: Kemi zbatuar statutin

Akuzat e Ristanit për proces të paligjshëm. Reagon PD: Kemi zbatuar statutin

Publikuar më: 16:43 29-06-2017

Partia Demokratike ka raguar pas akuzave të bëra publike nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani se vendimi i Lulzim Bashës për t'ia kaluar kompetencat dy Nënkryetarëve është i paligjshëm. Kjo forcë politike u jep përgjigje pretendimeve nëpërmjet një deklarate për mediat , duke cituar statutin e PD. “ PDSH ka dy nënkryetarë që zgjidhen sipas përcaktimeve të nenit 37 të Statutit. Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi (dorëheqje etj,) Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë partinë deri në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar.” Më tej sqarohet se “Kryetari i Partisë Lulzim Basha ka autorizuar publikisht delegimin e të gjithë vendim-marrjes organizative tek dy Nënkryetarët e PDSH dhe Sekretari i Përgjithshëm”. Nga kjo seli sqarohet edhe arsyeja se përse është përcaktuar data 22 korrik e cila i bie pikërisht katër vjet nga zgjedhja e Krytarit të Partisë Demokratike, dhe statuti i kësaj force parashikon mbajtjen e zgjedhjeve të paktën 1 herë në 4 vjet. Në deklaratën për mediat, PD bën të ditur se “zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike janë të hapura dhe çdo anëtarë i Partisë Demokratike ka të drejtë të kandidojë. Kjo garë do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për reflektim, diskutim idesh dhe konkurencë vizionesh për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe demokracisë në vend”-thuhet në njoftimin për shtyp.

Article Logic
Execution time: 0.0038509368896484