INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat për mbledhjen e të dhënave të prindërve, Nikolla shpjegon arsyen: Do shkoj në Prokurori, nuk trembem

Akuzat për mbledhjen e të dhënave të prindërve, Nikolla shpjegon arsyen: Do shkoj në Prokurori, nuk trembem

Publikuar më: 09:57 20-05-2018

Pas akuzave të opozitës se Ministria e Arsimit ka mbledhur të dhënat e perindërve ka reaguar ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Në një deklaratë për mediat thuhet se kanë qënë banorët e Vllahinës ata që kanë pyetur ministren dhe kanë kërkuar sqarim.

Vetë ministrja ka shpjeguar se kjo kërkesë nga mësuesit ndaj fëmijëve është bërë për të ndërtuar një komunikim të ri me prindërit me anë të tekonologjisë, për t’u informuar se çfarë po ndodh në shkollë dhe politikat që ndërmerr Ministria. Dhe se nëse prindërit nuk duan të mos japin të dhënat është e drejta e tyre.

Me tej Nikolla ka shtuar se nuk i trembet padisë që ka bërë opozita.

Deklarata e Ministrisë:

Më pyete se, ke fol çfarë ke dëgjuar në televizor, dhe unë të falenderoj shumë sepse është një arsye e fortë për të na thënë, për të më thënë mua të parës, për të më vënë aty me shpatulla për muri dhe me më thënë që hajde dhe sqaro vetë njerëzit, jo nga televizori, se sikur po dëgjoja Albana Vokshin apo dikë tjetër te Partia Demokratike se ashtu ke fol, dhe jo për fajin tënd por sepse informacionin ne e marrim vetëm nga televizioni.

Thash edhe njëher jo për fajin tuaj.
Edhe njëher xhaxha, kemi nisur: çfarë po kërkojmë? Ti ID, atë numrin e kartës së identitetit e jep në çdo shërbim që shkon. Shteti nuk e ka të vështirë, sepse kemi agjensinë edhe se ka fare të vështirë për ta bërë këtë.

Ishte, dhe po jua them dhe do ta kërkojmë dhe po vijojmë për të ndërtuar një sistem të ri komunikimi me ju, të përjavshëm se çfarë ndodhi këtë javë në arsimin në Vlorë.
Nuk ke interes ta dish?

Nëqoftëse nuk ke interes aty je me dëshirë. Mos u regjistro, mos i jep këto të dhëna edhe rri i painformuar.

Unë dua ta përdor teknologjinë. Kjo teknologjia, email-et e kompjuterat nuk janë kot. Janë një instrument dhe një mundësi që ne në kohë reale të marrim përgjigje nga prindërit, dhe ti them, në shkollën kot p.sh në shkollën në Bashkinë Selenicë duam të bëjmë 1,2,3,4,5 investime, më thoni nga t’ia fillojmë?

Nuk do doje që të jepje një përgjigje?

Ja pra që kjo është arsyeja.
Se e bëni këtë sikur c’është kjo ID personale! Arsyeja që ne e kërkojmë përmes shkollës është besim, Pse? Sepse mund të ketë 20, 200 Lindita Nikolla, në gjithë Shqipërinë, por ne duam atë Linditën që është realisht prindi te shkolla në Bashkinë Selenicë.

Kjo është arsyeja që kërkojmë ID, edhe mos ti veshim me këto gjëra sepse sinqerisht është e turpshme dhe ka një ligj që mbron të dhënat, ka edhe një udhëzim të ministres që fati e paska dasht që të jem po unë, se si mblidhen të dhënat nëpër shkolla. Mos u gënjeni nga historitë se të marrin ty ID dhe e marr unë tani përmes mësueses së fëmijës tënd dhe unë tani prodhoj një kartë që kur të vijm pas 4 vjetësh...

Atëherë unë do të sqarohem edhe në parlament, më kanë bërë edhe padi penale do shkoj edhe në prokurori ta sqaroj, ka edhe një hetim të hapur nga komisioneri dhe nuk më tremb asgjë.
Dua të komunikoj I dashur xhaxha.

Dua të komunikoj me prindërit e Shqipërisë sepse nuk arrij dot të jem në të gjitha shkollat e Shqipërisë në një çast, edhe të pyes se si po punon ajo mësuesja aty? Si janë tekstet? Si po punon drejtori? Si po punon drejtoresha e arsimit?

 

Article Logic
Execution time: 0.0039558410644531