INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzoheshin për korrupsion. Jepet vendimi për 4 të arrestuarit në Hipotekën e Shkodrës

Akuzoheshin për korrupsion. Jepet vendimi për 4 të arrestuarit në Hipotekën e Shkodrës

Publikuar më: 12:26 23-09-2018

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër dha masën e sigurisë arrest me burg për katër të ndaluarit dhe arrestuarit të dyshuar për korrupsion pasiv dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike në Hipotekën e Shkodrës.
Në arrest me burg u lanë shtetasit Mirjam Bletaj, ish-jurist i Hipotekës dhe Sokol Tirana, ndërsa të arrestuar janë Johan Zefi dhe Ndoc Tara.

Ata mohuan akuzat ne sallën e gjyqit por gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke i lënë me masën e sigurisë arrest me burg.

Ata akuzohen se përmes ryshfetit prej 1 mije euro, shtetasi Ndoc Taraj do përfitonte një certifikatë pronësie ndërsa Sokol Tirana dhe Johan Zefi dyshohen si sekserët qe do i jepnin paratë shtetasit Mirjam Bletaj, ish-juristi i Hipotekës për përshpejtimin e procedurës në marrjen e certifikatës së pronësisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040349960327148