Ndalohet në sallën e gjyqit prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli.
Ndalimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale korrupsion.
Kujtojmë se prokurori është akuzuar nga prindërit e një 17-vjeçareje se kishte marrë 1 mijë euro për të zgjidhur çështjen e rrëmbimit të vajzës së tyre, por nuk ka bërë asgjë.
Sipas të dhënave ai kishte qenë në përgjim për një kohë të gjatë. Prokurori Çoçoli po merret në pyetje në Policinë e Gjirokastrës.