INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzohet për terrorizëm, Ish komandoja kërcënon gjyqtarin dhe prokurorin: Do jepni llogari...

Akuzohet për terrorizëm, Ish komandoja kërcënon gjyqtarin dhe prokurorin: Do jepni llogari...

Publikuar më: 11:46 16-04-2019

Ka dalë sot në Gjukatën e Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë Ish-komandoja Erzen Uka i arrestuar për nxitje terroriste.

Prokurori kërkoi arrest me burg, ndërsa Uka nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë para trupit gjykues, duke thënë se respekton vetëm Allahun. Ai kërcënoi gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Beci duke u thënë: Sa të dal do të jepni llogari e nuk do kaloni kollaj.

Uka akuzohet për 3 vepra penale, stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste,; nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa gjykata u tërhoq për vendim.

Ai ka shërbyer në Irak dhe Afganistan në vitin 2011 është arrestuar nga zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Ish-komandoja me origjinë nga Kruja është proceduar më parë për dhunë në familje.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721