INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alarm i OBSH-së, në Shqipëri fruthi përhapet lehtësisht! Faktorët...[VIDEO]

Publikuar më: 09:38 12-02-2019

Përhapja e fruthit ka alarmuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Virusi është raportuar nga 47 shtete europiane, çfarë ka bërë që OBSH-ja të bëjë një një paralajmërim të fortë për Evropën, pasi prevalenca e infeksioneve të fruthit është në shkallën më të lartë në një dekadë. Në botë sipas të dhënave të fundit, 82.596 njerëz janë infektuar dhe 72, fëmijë dhe të rritur kanë vdekur nga sëmundja gjatë vitit 2018.
Këto janë statistikat më të larta në dhjetë vjet dhe tre herë më shumë se vitin 2017.
Çfarë është më e frikshme është se, mbi 92% e rasteve të raportuara janë nga vetëm 10 shtete.
Sipas të dhënave, Ukraina ka numrin më të lartë të të raportuarve me fruth 53.218, persona. Kurse Italia dhe Francë regjistrojnë respektivisht 2500 dhe 2900 raste dhe Shqipërinë me pothuajse 1500 të infektuar. Shqipëria rezulton si shtet me rrezik të lartë për përhapjen e fruthit.
Përhapja e virusit parandalohet vetëm përmes vaksinimit.
Fruthi është një virus i lartë ngjitës që përhapet përmes ajrit nëpërmjet kollitjes dhe teshtitjes. Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë dhe ethe, skuqje në të gjithë trupin, hundë të bllokuara dhe sy të kuq.

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934