INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm: Në një dekadë rritet me 70% prekja e shqiptarëve nga tumoret

Alarm: Në një dekadë rritet me 70% prekja e shqiptarëve nga tumoret

Publikuar më: 11:10 22-03-2017

Në Shqipëri është rritur me 70% përhapja e sëmundjeve tumorale gjatë dekadës së fundit. Këto janë të dhënat spitalore, ku mësohet se në vitin 2002, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) numëronte 41 diagnoza për 10 mijë banorë në Shqipëri, ndërsa vitin e 2014 u numëruan 73 persona për 10 mijë banorë. Por janë gratë ato që janë më të prekura. Tumoret e uterusit dhe të gjirit po përhapen shpejt dhe po zbresin në moshat e reja. Sipas të dhënave të ISHP-së, në vitin 2014 në 10 mijë gra, 88 prej tyre u diagnostikuan me kancer dhe në 10 mijë burra u diagnostikuan 58 me këtë sëmundje. Mjekët pneumologë pohojnë se janë shtuar dukshëm rastet e tumoreve të mushkërive për të cilat bëjnë shkaktarë pirjen e cigares dhe ndotjen e mjedisit.
Gjithsesi të dhënat e gjetura tregojnë për një avancim të lartë të sëmundjes dhe mbi të gjitha në moshat e reja. 15% për qind e të diagnostikuarve me kancer i përkasin moshës 35-44 vjeç, 26,7% i përkasin moshës 45-54 vjeç dhe 22 % janë të moshës 55-64 vjeç.
Ekspertët në spitalin Onkologjik pohojnë se, ndotja e mjedisit dhe dieta ushqimore janë faktorë përgjegjës për kancerin në rritje. Ata pohojnë se rastet më të shumta janë zonat e ndotura të vendit sidomos, qytetet industriale, si Elbasani, Fieri dhe zonat kufitare të vendit, sidomos ato me Kosovën ku ka pasur ndotje në kohën e luftës.
Në vendin tonë, kanceri mund të mbahet në nivele të ulëta nëse rritet kontrolli mbi sigurinë ushqimore, të frenohet duhanpirja dhe të ulet ndotja në mjedis, rekomandojnë mjekët. Nëse këto faktorë rreziku nuk frenohen mjeket pohojnë se vitet e mëvonshme do të jenë një katastrofë në përhapjen e sëmundjes.
Por shqetësimi i mjekëve nuk ndalon këtu. Të dhënat janë edhe më shqetësuese për vitet e ardhshme. Mjekët pohojnë se vitet e mëvonshme do të jenë një katastrofë në përhapjen e sëmundjes, nëse nuk rritet kontrolli mbi sigurinë ushqimore, nuk frenohet duhanpirja dhe nuk ulet ndotja në mjedis.

Article Logic
Execution time: 0.0037422180175781