INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm për bombë në zyrat e Qeverisë së Kosovës

Alarm për bombë në zyrat e Qeverisë së Kosovës

Publikuar më: 11:31 27-09-2016

Alarm për bombë në godinën e qeverisë së Kosovës. Mësohet se policia ka rrethuar zyrën e Administratës Pensionale të Kosovës, te ndërtesa e ish-Rilindjes në Prishtinë, pas dyshimeve për një mjet shpërthyes. Zyra Rajonale për Informim e PK-së, ka konfirmuar për Express, se alarmin për mjet të dyshuar shpërthyes e kanë marrë orës 11:00 nga punëtorët e kësaj zyre.

Sakaq, policia po punon për verifikimin e mjetin e dyshuar. Zyra e Administratës Pensionale të Kosovës ndodhet në oborrin e ish-pallatit të shtypit që sot shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës për ministri të ndryshme, në qendër të Prishtinës.

Article Logic
Execution time: 0.0022330284118652