INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm, Shqipëria si në mesjetë me qindra njerëz “të skllavëruar”

Alarm, Shqipëria si në mesjetë me qindra njerëz “të skllavëruar”

Publikuar më: 10:25 26-07-2018

Shqiptarët nga varfëria vijojnë të trafikojnë femra dhe fëmijë, për shkak të mentalitetit familjet martojnë me detyrim vajzat, ndërsa qindra fëmijë përdoren për lypje apo punë të detyruar. Kjo situatë alarmante është përshkruar në indeksin e Skllavërisë Moderne 2018 nga Fondacioni Walk Free, që e rendit vendin tonë mes shteteve më problematike. Mes 167 vendeve në botë jemi të 43-tët.
Të dhënat tronditëse vijojnë. Në 1 mijë shqiptarë afro 7 janë të skllavëruar, pra ose trafikohen, martohen me detyrim apo shfrytëzohen për punë në të zezë. Në kushtet kur vafrëria dhe mentaliteti janë kokëfortë parashikimet për të ardhmen janë dhe më të zymta, pasi 20 mijë njerëz përllogariten që të vuajnë një formë skllavërie moderne në vendin tonë.
Sipas fondacionit, skllavëria moderne është një krim i ndërlikuar dhe shpesh i fshehur, që kalon kufijtë, sektorët dhe juridiksionet.
Ekspertë po nxitin të gjitha ekonomitë kryesore globale të nxjerrin ligje dhe të marrin hapa proaktiv për zbutjen dhe eleminimin e skllavërisë moderne nga zinxhirët e tyre të furnizimit.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496