INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i Bankës Botërore, fëmijët shqiptarë me probleme në zhvillim...[VIDEO]

Alarmi i Bankës Botërore, fëmijët shqiptarë me probleme në zhvillim...[VIDEO]

Publikuar më: 11:54 18-07-2018

Kequshqyerja po dëmton seriozisht në zhvillimin e fëmijëve e më të prekurit rezultojnë të jenë ata të gjinisë mashkullore. Mangësitë fizike reflektohen më shumë në gjatësi dhe peshë. Një pjesë e madhe janë të shkurtër dhe të tjerë obezë apo nënpeshë. Këtu bëhet fjalë për fëmijë nën moshën 5 vjeç. Alarmi vjen nga raporti mbi Indikatorët e Zhvillimit të Bankës Botërore, që thotë se në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, Shqipëria ka numrin më të lartë të fëmijëve që kanë zhvillim të mangët fizik.

Janë jo pak po 7% e fëmijëve meshkuj që si pasojë e kequshqyerjes fizikisht janë nën parametrat e zhvillimit referuar moshës që kanë, ndërsa disi më e ulët është përqindja e vajzave me 5%.
Referuar këtyre shifrave Shqipëria ka nivelin më të lartë të moszhvillimit normal fizik të fëmijët në rang global, madje lëmë pas dhe shtete të botës së tretë, afrikane si Nepali dhe Gambia.
Pasojat e kequshqyerjes nuk janë vetëm fizike, pasi këta fëmijë kanë imunitet të dobët dhe për pasojë preken më shumë nga sëmundje të ndryshme se të tjerët. Gjithashtu një mënyrë jo e shëndetshme ushqimore ndikon negativisht në zhvillimin e trurit. Kur të shkojnë në shkollë këta fëmijë nuk do të përqëndrohen sa duhet dhe nuk do të kenë kujtesë të fortë e pasojat dihet që janë të rënda, pasi do marrin nota të dobëta.

Article Logic
Execution time: 0.0032999515533447