INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmohen pushuesit, virusi Zika në Florida

Alarmohen pushuesit, virusi Zika në Florida

Publikuar më: 13:40 02-08-2016

Qëndra për Kontrollin e Sëmundjeve publikoi një këshillë për gratë shtatzëna dhe partnerët e tyre që të mos shkojnë në një komunitet të vogël në veri të qendrës së Majamit, ku virusi Zika është aktiv.

Kjo është hera e parë që ky organizëm paralajmëron njerëzit që të mos shkojnë në një lagje amerikane për shkak të kësaj sëmundje infektuese. Paralajmërimi u bë pasi 10 persona të tjerë në Florida u diagnostikuan me virusin Zika, pasi u pickuan nga mushkonjat lokale, duke e çuar totalin në 14. Rastet e reja u zbuluan pas vizitave derë më derë për të paktën 200 njerëz në shtëpitë dhe bizneset e tyre.
Sipas zyrtarëve amerikanë, virusi Zika duhet të ketë ardhur në këtë komunitet nga një amerikan që është kthyer nga Amerika Latine me të dhe më pas mushkonjat e zonës e kanë marrë nga ai apo ajo dhe e kanë transmetuar tek njerëz të tjerë. Autoritetet thanë se i kanë kërkuar Qëndrës për Kontrollin e Sëmundjeve që të dërgojë ekipet e saj të emergjencës në zonë për të luftuar virusin Zika.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215