INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''ALFABETI I DJALLIT'', loja e re e rrezikshme si ''Balena Blu'' po qarkullon në rrjete sociale

''ALFABETI I DJALLIT'', loja e re e rrezikshme si ''Balena Blu'' po qarkullon në rrjete sociale

Publikuar më: 15:04 09-04-2019

Pas lojës së tmerrshme që mori dhe jetën e disa fëmijëve ‘Balena Blu’, por dhe ‘Sfida e Momos’, në rrjetet sociale po qarkullon një tjetër po kaq e rrezikshme, që po tremb prindërit dhe fëmijët. Quhet ‘Alfabeti i djallit’. Alarmi u dha nga një institut asturian në Spanjë, pasi zbuluan 40 raste të fëmijëve me lëndime dore, disa madje dhe me infeksione.

Sfida e ‘Alfabetit të Djallit’ përbëhet nga gërvishtja e dorës tek një fëmijë tjetër, ndërsa reciton shkronjat e alfabetit dhe duke thënë një fjalë që fillon me secilën prej tyre. Për të bërë shenjat në duar përdorin një thikë ose gërshërë. Plagët që janë bërë në duart e fëmijëve janë të konsiderueshme.
Në një shkollë në Lugones, Asturi, ata kanë zbuluar se së paku 40 nxënës të tyre e kanë bërë këtë sfidë për shkak të plagëve që panë në duart e tyre. 
Pas kësaj, drejtuesit dhe mësuesit kanë zhvilluar biseda me prindërit dhe nxënësit për t'i paralajmëruar për rreziqet e këtyre sfidave absurde dhe të rrezikshme, që qarkullojnë në internet.

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415