Një banke mund te japë kontributin e saj jo vetëm ne sistemin bankar por edhe fushën sociale. Ketë filozofi ka ndjekur edhe Alpha Bank gjate 20 viteve ekzistence ne tregun shqiptar.
" Ne, Alpha bankë japim kontributin tonë jo vetëm nëpërmjet programit të përgjegjësisë sociale dhe korporatës që është thelbësor dhe inovative por gjithashtu dhe duke mbështetur studentët nëpërmjet një programi praktike mësimore të përcaktuar që përqendrohet në ofrimin e një eksperience pune të mirëfilltë" deklaroi drejtori i përgjithshem Georgios Papanastasiou
Në kuadër të nismës të ministrisë së arsimit rinis dhe sporteve " Unë lexoj" alfa bankë dhuroi 6.100 libra jashtë shkollorë në të gjithë shkollat e vendit.
" Ndjehem krenar që jam sot këtu për ti dhuruar gjimnazit "Ismail Qemali" 428 libra dhe dua t'ju informoj se njëkohësisht se janë dhuruar dhe 2.600 libra në gjimnazet e tjera të Tiranës dhe 3.700 libra për të gjithë shkollat e vendit." u shpreh Papanastasiou
Nga ambientet e gjimnazit të Tiranës, Ministrja Lindita Nikolla dha këtë mesazh..
"Ftojë çdo aktorë tjetër ti bashkohet nismës tonë për të pasuruar këtë brez të ri, që është e ardhmja jonë" u shpreh Nikolla