Nuk ka ngelur personazh publik pa i bërë të paktën një herë pjesë e nismës humane “fundjavë ndryshe”. Këtë herë stafi i Ambasadës Amerikane në Tiranë ka dhuruar lojëra, rroba dhe ushqime për familjet në nevojë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook ata shkruajnë: “Stafi i Ambasadës sonë iu bashkua nismës #fundjavendryshe javën e kaluar për të dhuruar lodra, rroba dhe ushqim për familjet në nevojë. Po ju, si jeni duke bërë një ndryshim në komunitetin tuaj?”
Duke i kërkuar kështu edhe qytetarëve të tjerë të bëhen pjesë e kësaj nisme bamirëse.