INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada e SHBA merr në mbrojte Arta Markun [FOTO]

Ambasada e SHBA merr në mbrojte Arta Markun [FOTO]

Publikuar më: 11:20 19-01-2018

Donald Lu është shfaqur sërish hapur në mbrojtje të kryeprokurores Arta Marku. Nëpërmjet një statusi të shpërndarë në facebook, Ambasada e SHBA thotë se ligjet janë të qarta për sa i përket zgjedhjes së kryeprokurorit. 

Ambasada e SHBA:
“Kushtetuta dhe ligji janë për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit”.

ambasada_amerikane.jpgKy qëndrim vjen pak ditë pasi Partia Demokratike ka bërë një propozim për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrën se si mund të zgjidhet Prokurori i Përkohshëm, duke përcaktuar edhe shkarkimin e Arta Markut. Partia Demokratike ka kërkuar rikthimin e legjitimitetit në Kuvend duke e cilësuar si antikushtetues mënyrën se si u zgjodh Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0041639804840088