INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori Austriak: Shqipëria është një faktor me rëndësi në Ballkan...

Ambasadori Austriak: Shqipëria është një faktor me rëndësi në Ballkan...

Publikuar më: 11:18 25-10-2018

Ambasadori austriak, Johan Sattler e ka cilësuar Shqipërinë si një faktor me rëndësi në rolin që ajo luan në rajonin e Ballkanit.

Sattler në eventin që mblodhi personalitete dhe figura të pushtetit vendor në Shkodër, tha se muajt në vijim të përdoren për të përparuar në çështjet kryesore për integrimin në BE, që janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi.

"Ballkani është një nga tre çështjet kryesore të rendit të ditës për Austrinë, për ta çuar më afër Bashkimit Evropian. Shqipëria si një faktor i rëndësishëm ka një rol të rëndësishëm për të luajtur ne rajon. Shpresoj shumë që ata mund te përdorin këto tetë muajt e ardhshëm për të bërë përparim të vërtetë në çështjet kryesore që janë në tryezë që është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”

Përsa i përket procesit të Vettingut, ambasadori tha se jo gjithçka ka shkuar aq shpejt sa është dashur, por gjithsesi mbetet proces me shumë rëndësi ku domosdoshmëri është krijimi KLP dhe SPAK, të cilat sipas tij vitin e ardhshëm do jenë krijuar.

Në fund ambasadori Sattler shtoi se ajo që është parë muajt e fundit në Shqipëri janë hapat pozitivë, për të dërguar pas hekurave të “fortët”.

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326