INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut: Presidenti mund të jetë shqiptar

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut: Presidenti mund të jetë shqiptar

Publikuar më: 16:44 04-03-2019

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Danco Markovski nga Korça ka pranuar se edhe presidenti i kësaj republike një ditë mund të jetë shqiptar, ashtu si ka pranuar se mund të kemi sërish edhe kryetarin e parlamentit apo edhe kryeministrin po nga radhët e shqiptarëve. “Maqedonia është një shtet multietnik me besime të ndryshme si këtu në Shqipëri, kjo nënkupton që qeveria e re dhe vetë Republika e Maqedonisë së Veriut është një shtet me mundësi të njëjta për të gjithë qytetarët. Duke u nisur nga kjo, ju tashmë e keni ndjekur që tashmë kemi një kryetar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut i cili është me prejardhje shqiptare, kemi ministra të cilët janë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kemi edhe parti politike shqiptare në parlament. Pra, dua të them se për ne nuk është diçka e re dhe ne jemi të vetëdijshëm për rolin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nëse vazhdojmë me këto ritme, në të ardhmen mund të ndodhë që edhe kryetari i parlamentit, kryeministri, pse jo edhe Presidenti të jetë shqiptar”, tha ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0017850399017334