INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambjentalistët denoncojnë gjëndjen e Lagunës së Karavastasë. Reagon Ministri i Mjedisit... [FOTO]

Ambjentalistët denoncojnë gjëndjen e Lagunës së Karavastasë. Reagon Ministri i Mjedisit... [FOTO]

Publikuar më: 11:35 28-07-2016

Ambjentalistët e organizatës PPNEA, kanë vënë re një pamje aspak të zakontë për Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe kanë bërë një denoncim publik, të shoqëruar dhe me foto. Sipas ambjentalistëve në zonën pranë kanalit të Vaut po kryhen gërmime dhe konkretisht brenda në lagunën e Karavastasë duke mos mendua fare se kjo është zona më e rëndësishme ligatinore në Shqipëri dhe i vetmi vend folëzimi për pelikanin kaçurrel. Ky shpend shtojnë ata po kërcënohet drejtpërdrejt nga ndërhyrje akoma të paqarta dhe të pa bëra publike me projekte konkrete.


Në foto duken qartë makineri të instaluar prej ditësh brenda në lagunë dhe që po gërmojnë për të hapur një kanal përgjatë gjithë gjatësisë së lagunës. Sipas burimeve lokale këto ndërhyrje po bëhen për ta kthyer kanalin të lundrueshëm për varka.
Ambjentalistët sqarojnë se zona ku po kryhen punimet është rreptësisht e ndaluar të ketë ndërhyrje të tilla pasi thyen të gjitha ligjet mjedisore si për zonat e mbrojtura, që në këtë rast ka statusin e Parkut Kombëtar apo dhe konventën ndërkombëtare Ramsar ku laguna e Karavastasë si zonë qëndrore e parkut mbrohet që prej vitit 1995 si një ligatinë me rëndësi botërore.
Shoqata PPNEA kërkon e autoriteteve përgjegjëse që të ndalojnë menjëherë këtë ndërhyrje me pasoja katastrofike në një zonë me rëndësi të madhe, jo vetëm në shkallë kombëtare por dhe më gjerë.

Për këtë çështje ka reaguar dhe Ministri i Mjedisit, Lefter Koka i cili ka sqaruar se sapo u njoh me këtë shqetësim, ka dërguar në terren inspektorë dhe shumë shpejt do të ketë edhe një raport. Sipas tij është e vërtetë se nuk ka një leje mjedisore për punime nga ministria që ai drejton dhe bashkia e Divjakës nuk e ka tagrin për të bërë punime të tilla në Parqe të mbrojtura. Për këtë çështje ai tha se ka pasur një komunikim telefonik me Erjon Braçen, që është dhe deputet i zonës. Koka shton se Braçe i ka thënë se puna po bëhet vetëm për të thelluar kanalet.

“Por, konfirmoj faktin se nuk ka leje. Ndaj shumë shpejt do të ketë gati një raport dhe do të vendosin mbi asyet e këtyre punimeve”, tha për newsbomb.al, Lefter Koka.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037031173706055