Andi Shehi dhe Melisa Lleshi ishin të ftuar në “Përputhen Prime”. Gjatë bisedes në studio, ata zbuluan detaje të reja rreth marrëdhënies së tyre. (LEXO KETU)
Melisa tregoi se Andi është shumë xheloz, por nuk e shpreh. E pikërisht këty ndërhyn Ana Lleshi, e cila prej disa ditësh është konkurrente në program. Ajo tha se Andi nuk e lë Melisën as të dalë me shoqe.
Biseda në studio
Andi: Unë ku ta gjej të dalë kjo se s’më le të dal me çunat
Ana: Andi e lë të dalë, Melisa lyhet pispilloset dhe pa ardhur ushqimi në tavolinë, kjo të çohet të ikën nga tavolina se po vjen Andi ta marrë.
Andi: Po sa herë të kam thënë shyqyr, merre dhe herë të tjera
Ana: Ma thuaj një herë që e ke lënë ta hajë atë darkë. Asnjëherë
Andi: Kur dal unë nga shtëpia, vë një kapele në kokë, një palë tuta, një palë atlete kurse kjo del me taka.
Melisa: Unë dal me taka? Joo për Zotin. Unë e shpreh më shumë xhelozinë, por ky është më shumë xheloz.