INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Analisti ''zbërthen'' Sali Berishën, skenari ''i frikshëm'' i opozitës në protestën e së shtunës

Analisti ''zbërthen'' Sali Berishën, skenari ''i frikshëm'' i opozitës në protestën e së shtunës

Publikuar më: 22:15 23-05-2019

Sali Berisha bën një deklaratë të fortë për protestën e së shtunës. Në një farë mënyre ai u "provokua" fillimisht nga një konstatim i analistit Lorenc Vangjeli, në emisionin Opinion. Vangjeli tregoi detaje nga përgatitja e forcave të Policisë së Shtetit përballë protestës së opozitës në 25 maj.

Ai tha se socialistët po diskutojnë që përballë protestuesve të vendosë vetëm 4 apo 5 policë. Nuk dihet se për çfarë arsye mund të tentohet kjo taktikë, por Vangjeli vijoi më pas të pyesë Berishën nëse do i dalë për zot vullnetit të demostruesve për të mos kaluar gardhin

“Flitet mes zyrtarëve socialistë, por kjo nuk është vendosur ende, se në datën 25 në vend të 1.500 policëve, ai do të vendosë vetëm nja 4 a 5. Në këtë moment a i dilni për zot vullnetit të demostruesve të mos kalojnë gardhin?”, e pyeti Vangjeli.

Berisha befasoi me deklaratën e tij: “Ai goditi si kafshë Sait Dollapin. Protestuesit janë të gatshëm ta shqyejnë Edi Ramën në momentin e parë që do ta kapin. Prandaj udhëton me mjete të blinduara”.

Article Logic
Execution time: 0.0037581920623779