INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Analiza e CNN

Analiza e CNN "përmbys" zgjedhjet në Karolinën e Veriut: Clinton del më keq se Obama [FOTO]

Publikuar më: 12:00 08-11-2016

Konsensusi politik është virtualisht unanim në Amerikë dhe bëhet fjalë për llogari të thjeshta.

Nëse Hillary Clinton fiton në Karolinën e Veriut, Donald Trump i duhet të fitojë në të gjithë shtetet e tjera konkurruese për të marrë Shtëpinë e Bardhë. Clinton ka rrugë të tjera drejt fitores edhe pa Karolinënë e Veriut, por ky shtet është bërë fokusi i demokratëve këtë cikël. Ajo dominoi në sondazhet e opinionit publik atje që në fillim të verës, vetëm 12 ditë më parë ishte përpara në sondazhe me 7 pikë ndërsa sot është në avantazh me 4 pikë. Por një analizë e CNN e votimeve të para përmbys tërësisht situatën. Ajo sugjeron se performanca e Clinton është inferiore ndaj asaj të Obamas në vitin 2012 ndërsa e Trump është superiore ndaj asaj e Mitt Romney. Në të njëjtën mënyrë si sot, në zgjedhjet e para 4 viteve Presidenti Obama krijoi një avantazh fillestar por u trondit nga Romney në ditën e zgjedhjeve, duke i humbur ato. Duket sikur po përsëritet historia, me ndryshimin e vetëm se numrat e Obamas ishin më të mirë se ato të Clinton sot.

zgjedhjetkarolina.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037860870361328