INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Analiza e Kushner: Negociatat për Shqipërinë nisin brenda vitit

Analiza e Kushner: Negociatat për Shqipërinë nisin brenda vitit

Publikuar më: 17:45 15-06-2017

Ish-ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner pret që Bashkimi Evropian të nis negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë këtë vit. Në një artikull të publikuar në prestigjiozen “Financial Times”, Kushner shkruan se nuk beson që “lodhja e zgjerimit”, Brexit apo nacionalizmi në rritje po bëhen pengesë për avancimet e vendeve kandidate në Ballkanin Perëndimor. “Pas zgjedhjeve më vonë këtë muaj në Shqipëri, dhe ndoshta gjatë samitit vjetor të Ballkanit Perëndimor, i planifikuar për në Trieste në korrik, pothuajse me siguri do të jetë një kërkesë që negociatat e pranimit me Tiranën të fillojnë këtë vit”, shkruan ai. Në këtë shkrim të diplomatit francez flitet vlerësohet figura e kryeministrit Edi Rama si një njeri që nuk shet slogane. Ai e nis artikullin e tij me fjalët “Kryeministri Edi Rama, ka simpatinë e Brukselit”. Më tej ai shprehet se , Rama po shfaqet si një ndër liderët politikë më të sofistikuar në Evropë. “Artist me famë ndërkombëtare, ish-basktebollist, poliglot dhe ndryshe nga të tjerët nuk shet slogane”, thekson Kushner. Sipas diplomatit BE duhet ti mbajë shpresat gjallë në Ballkan duke udhëhequr drejt unionit liderët pro-BE. “Nuk është e pashmangshme, por supozimi im është se përgjigja e BE-së do të jetë pozitive, në lidhje të paktën me negociatat”-analizon ish-ministri. Brukseli është zotuar të avancojë rrugën e integrimit për 6 vendet e Ballkanit dhe ai ka ndihmuar sa herë ka pasur vështirësi, siç ka bërë së fundmi në Maqedoni dhe Shqipëri. “ E gjykoj këtë duke u bazuar në burimet që Brukseli ka zotuar t’i mbajë të gjashtë kandidatët e Ballkanit në rrugën e anëtarësimit dhe për të ndihmuar sa herë që kanë lindur vështirësi, siç kanë bërë më së fundi në Maqedoni dhe Shqipëri.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0030360221862793