ISIS ka mundur të dërgojë 400 luftëtarë të trajnuar për të goditur Europë në sulme të ngjashme me ato të Parisit. Këtë lajm tronditës ka pubikuar gazeta gjermane “Bild” duke i përshkruan këta persona si luftëtarë të pavarur, që e përcaktojnë vetë orën, datën dhe metodën e sulmeve.
Gazeta që u referohet burimeve nga shërbimet inteligjente shkruan se këta luftëtarë të infiltruar flasin frëngjisht dhe janë trajtuar edhe në vendet perëndimore. Sipas Blid, plani është që aktiviteti i tyre të vijojë në perëndim edhe nëse ISIS humbet territor në Siri dhe Irak.
Ndërsa organizatori i sulmeve të Parisit të 13 nëntorit 2015, pretendon të ketë arritur në Evropën me një grup prej 90-anëtarësh e ata janë të vendosur pak a shumë kudo në Europë.
Në shkrim theksohet se terroristët janë të trajnuar në teknikat e sulmit, ndërtimin e eskplozivëve dhe sigurimin e kushteve të mbrojtjes edhe strategjia e tyre ka ndryshuar. Madje nuk është e nevojshme që ata të sulmojnë të gjithë menjëherë, duke ndjekur një frekuencë të caktuar të sulmeve. Objektivi është që “Perëndimi i urryer” të jetojë vazhdimisht në frikë - kështu mbyll Blid shkrimin.