Natyrisht nuk ka vetëm aplikacione të përsosura në botën Android, ashtu si në çdo sistem tjetër operativ. Në fakt, edhe këtu ka aplikacione që mund të krijojnë probleme, dhe zakonisht përdoruesit i përdorin ato me kohë të plotë.
E para që duhet të injoroni, dhe ju me siguri nuk do ta besoni, është Facebook, aplikacioni i njohur i rrjeteve sociale, por ka një problem. Në të vërtetë ka shumë njerëz që kanë identifikuar një problem të shkarikimit të baterisë, gjë që çon baterinë në shkarkim tej mase të shpejt kur aplikacioni është i hapur në sfond. E gjithë kjo nuk ndodh me Facebook Lite.
Aplikacioni i dytë për të shmangur është një nga ato që shfaqen gjithmonë në Google Play, Clean Master. Ky aplikacion pastron sistemin shumë mirë, por shpesh konflikton disa procese në përpjekje për t'i mbyllur ato dhe për të liruar RAM-in. Por kjo sigurisht që krijon ngadalësime të papritura në smartphonin tuaj.