INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angazhimi në parti arsyeja e largimit të Haxhinastos nga qeveria?

Angazhimi në parti arsyeja e largimit të Haxhinastos nga qeveria?

Publikuar më: 11:28 02-09-2016

Vetëm pak minuta pas publikimit të lajmit për dorëheqjen nga posti i Ministrit të Transporteve të Edmond Haxhinastos, është bërë publike arsyeja e largimit të tij nga ekzekutivi. Zyra e shtypit e Kryeministrisë, ishte e para që dha arsyen e dorëheqjes së Ministrit Edmond Haxhinasto nga posti që mbante që prej vitit 2013, kohë kur e majta erdhi në pushtet. Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat, zyra e shtypit e Kryeministrisë thotë se angazhimet në parti kanë sjellë largimin nga posti i minitrit për Haxhinaston.
Njoftimi i Kryeministrisë:
“Ministri Haxhinasto i ka paraqitur sot Kryeministrit dorëheqjen e tij nga detyra, për shkak të angazhimit të mëtejshëm në parti. Kryeministri e ka falenderuar Ministrin e Infrastrukturës e Transporteve për punën e bërë në krye të dikasterit, kontributin e tij aktiv në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shumë të mirë me të”.
Ndërsa vetë LSI, nëpërmjet Petrit Vasilit shkoj më tej në sqarimin e arsyes së largimit të Haxhinastos nga posti i Ministrit, duke dhënë dhe emrin e pasardhësit të tij, Sokol Dervishit.
Petrit Vasili:
“Haxhinasto do angazhohet me programin politik e elektoral të LSI. Lëvizja Socialiste për Integrim së afërmi ka Konventën Zgjedhore ku do ketë rishikim të programit. Sokol Dervishi do jetë Ministër i Transporteve”.

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158