Publikohet një video misterioze, cila i bënë teoricienët e konspiracionit të besojnë se bëhet fjalë për një UFO të parë në qiellin e Italisë. Një objekt i pazakontë sferik me dritë të ndritshme të gjelbër , i cili ndryshon formën dhe ngjyrën gjatë videos katër minutëshe, u regjistrua nga kamera në Salento këtë javë. Është e paqartë se çfarë objekti është, por ata shprehen se video është plotësisht e vërtetë, dhe jo me pamje të montuara. Videoja është postuar në Facebook nga Lucio Margiotta, një mësues muzike në Akademinë Muzikore të Salentos, i cili e pa dritën në qiell në rreth orës 8 të mbrëmjes me orën lokale. Ai shkroi se më datën 9 janar rreth orës 19: 38 pa një gjë të çuditshme që ju duk si UFO, por që nuk e dinte me saktësi se përse bëhej fjalë. Në film shihet një dritë e ndritshme të bardhë dhe një objekt e cila ndryshon formën, madhësinë dhe ngjyrën. Në një moment ajo kthehet ne një ngjyrë të ndritshme të gjelbër, dhe të bëhet një unazë, e ngjashme me një unazë tymi. Së fundi, objekti ndahet në dy pjesë, para se të largohet me shpejtësi. Videoja është xhiruar në një smartphone dhe nuk janë aplikuar filtra ose efekte. Studiues të UFO-ve thonë se mund të bëhet fjalë për një shtrembërim të imazheve për shkak të fokusimit dhe zmadhimit të imazheve, të cilat kanë shtrembëruar dritën duke prodhuar këtë efekt të pazakontë. Për disa komentues në Facebook, ky fenomen mund të jetë nga planeti i Afërditës.