INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anketimi “qesharak” për të marrë ndihmë ekonomike!

Anketimi “qesharak” për të marrë ndihmë ekonomike!

Publikuar më: 11:01 18-03-2016

Të varfërit nëse duhet të aplikojnë për ndihmë ekonomike tashmë duhet të plotësojnë me shumë dokumenta dhe të vetëdeklarojnë dhe objektet deri kafshët, që disponojnë. Vendimi më i ri i qeverisë këtë herë ka të bashkangjitur dhe një formular për verifikimit të situatës social-ekonomike të familjeve në nevojë. Formulari, prej 3 faqesh, do të duhet të plotësohet 2 herë në vit. Nëse deklaratat do të jenë të rreme, atëherë familjes i hiqet ndihma ekonomike.
Përveç të dhënave personale, çdo aplikant për ndihmë ekonomike duhet të deklarojë nëse ka: televizor, frigorifer, makinë larëse (lavatrice), pjatalarëse, sobë me gaz apo energji elektrike, sobë me vajguri apo me dru zjarri, kalorifer, mikrovalë, makinë qepëse ose thurëse, boiler dushi, antenë satelitore, biçikletë, motocikletë apo makinë.
Lista vijon të jetë edhe me “qesharake”, aplikanti duhet të deklarojë edhe nëse në familjen e tij ndokush ka kafshë si: lopë, derra, dele, dhi, shpezë, kuaj, gomar apo mushkë, dem, bletë, lepuj, peshk apo ndonjë specie tjetër.
Pra nëse harroni ndonjë objekt a kafshë pa raportuar do të përjashtoheni nga skema e ndihmës ekonimike.

Article Logic
Execution time: 0.00388503074646