Anonymus është ai grupim hakerash që lufton për një qëllim të vetëm, për drejtësi. Ata kanë shkatërruar rrjete të mëdha pedofilësh dhe kanë bërë publikë skandale të shumtë. Sot ata kanë nisur një tjetër fushatë që do të hedhë dritë mbi një prej konspiracive më të mëdha të historisë.
Lëvizja Q është realisht diçka imagjinare mund të themi pasi për të qarkullojnë vetëm fjalë. Thuhet mes atyre që flasin për konspiraci që kjo lëvizje po kontrollon botën. Për ta Trump është lideri i tyre, ndërsa politikanët që e kundërshtojnë atë janë thjesht sa për shfaqje.
Grupimi i hakerave ka deklaruar që zotohet për të nxjerrë të vërtetën në pah nëse lëvizja Q ekziston. Ata janë futur në këtë mes vetëm sepse disa njerëz spekulonin online që lëvizja përkrahte pedofilët, armiqtë e përjetshëm të anonymus.
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.