INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Antikorrupsioni, Gjonaj: Ndjekje penale për tre punonjës në burgun e Burrelit

Antikorrupsioni, Gjonaj: Ndjekje penale për tre punonjës në burgun e Burrelit

Publikuar më: 12:26 24-10-2018

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion ka prezantuar sot rezultatet e punës javore të Task Forcës Antikorrupsion Ajo theksoi se gjatë kësaj jave janë konstatuar shkelje në ZRPP e Durrësit dhe burgun e Burrelit.

“Nga shkeljet e konstatuara lidhur me procedurat administrative të ndjekura në Zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme Durrës, janë rekomanduar 18 masa disiplinore, vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra, për Regjistruesin si dhe për 17 specialistë të këtij institucioni.

Ndërkohë, pritet të dilet me konkluzione në një sërë institucionesh të tjera të inspektuara si spitale, drejtori rajonale tatimore, zyra të tjera regjistrimi pasurish të paluajtshme”, u shpreh Gjonaj.

Gjithashtu në vazhdën e hetimeve administrative në burgje, janë identifikuar një sërë nëpunësish të përfshirë në shkelje të ligjit apo afera korruptive.

Në burgun e Burrelit janë referuar në prokurori për ndjekje penale 3 punonjës për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe janë rekomanduar masa administrative për 23 punonjës të tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0036520957946777