Mëngjesin e së hënës një aparlament në Tiranë është përfshirë nga flakët. Sipas të dhënave të para, bëhet e ditur se flakët kanë shpërthyer në një apartament në katin e katërt në rrugën “Karl Gega” në kryeqytet. Sipas të dhënave të uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 minuta.
Shkak dyshohet të ketë qenë një bombol gazi. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë vënë nën kontroll flakët dhe fatmirësisht nga zjarri ka pasur vetëm dëme matieriale. Në vendngjarje janë forcat e policisë dhe zjarrfikësit të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.