Në shërbim të të gjithë qytetarëve të interesuar që duan të vizitojnë Shtetet e Bashkuara, Ambasada Amerikane jep njoftime për mënyrën e aplikimit të llojeve të ndryshme të vizave në këtë vend për vitin e ardhshëm. Për të gjithë të interesuarit që duan të përfitojnë një vizë turistike, Ambasada ka edhe një njoftim të fundit për këtë vit.
“Ju uroj një Vit të Ri të lumtur dhe të begatë! Zotimi im dhe i Kenny-për Vitin e Ri: të vazhdojmë t’ju ofrojmë udhëzime korrekte dhe të përditësuara për të gjithë ju... dhe gjithashtu të hamë sa më shumë bakllava!"
Më poshtë janë disa këshilla të rëndësishme për aplikimin e vizave turistike në 2018. Mos harroni, viza turistike bazohet tek intervista, jo tek dokumentet tuaja!” thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Të gjithë përfituesit e vizave turistike të vitit 2018, sqaron më tej Ambasada, nuk është e nevojshme që të kenë me vete dokumente shtesë, sepse ky proces vizash është më shumë i fokusuar tek intervista.
“Po planifikoni të vizitoni SHBA? Nuk ka nevojë të sillni shumë dokumente shtesë në intervistën tuaj. Procesi i vizave të Shteteve të Bashkuara përqendrohet tek intervista.
Për t’u përgatitur sa më mirë, shpjegoni planet tuaja të udhëtimit dhe lidhjet në vendin tuaj dhe përgjigjuni disa pyetjeve. Lexoni paraprakisht informacionin te travel.state.gov për vizat e vizitorëve”.