INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
APP urdhër institucioneve shtetërore: Mjaft me dreka e darka festive me paratë e qytetarëve

APP urdhër institucioneve shtetërore: Mjaft me dreka e darka festive me paratë e qytetarëve

Publikuar më: 12:34 09-12-2018

Drekave dhe darkave festive që organizohen për nëpunësit shtetërorë, por që paguhen me paratë e qytetarëve u ka ardhur fundi. Për të mos lejuar që kjo gjë të ndodh me organizimet festime për Vitin e Ri, Agjencia e Prokurimit Publik paralajmëron të gjitha institucionet shtetërore se nuk do të lejohet hapja e procedurave të prokurimit që kanë në qendër pikërisht këto mbledhje festive.
“APP sjell në vëmendje të autoriteteve kontraktore që të mos shpallin procedura prokurimi me fonde nga buxheti i shtetit të cilat kanë si objekt prokurimi dreka/darka festive”-thuhet në njoftim e shpërndarë nga Agjencia e Prokurimit Publik.

urdhri_jo_festa.jpg

Ky institucion kërkon që institucionet shtetërore të mos shpërdorojnë por ti mirëmbajnë fondet publike për plotësimin e nevojave konkrete të tyre dhe uljen e shpenzimeve procedurale. Edhe një vit më APP ndaloi organizimin e darkave festive me fondet publike, por vendimi u bë publik në momentin kur një numër i madh dikasteresh i kishin shpallur tenderat për këtë qëllim. Por këtë vit agjencia u kujdes që institucionet të informohen në kohë se të tilla procedura prokurimi nuk do të lejohen.

Article Logic
Execution time: 0.0023930072784424