Kompania Apple vjen më afër fëmijëve dhe mësueseve me aplikacionin më të fundit që ka nxjerrë.
"Schoolëork" është programi që do ju mundësoj fëmijëve të mësojnë lëndët mësimorë me nivelet më të larta teknologjike.
Ky aplikacion do ti ndihmojë mësuesit të kontrollojnë detyrat e fëmijëve të tyre nga distanca, tiu dërgojnë detyra dhe dokumente të ndryshme.
Gjithashtu teknologjia e përdorur në Schoolëork do ti jap mundësin që secili fëmijë të krijojë një libër të personalizuar me punime.
Apple gjithashtu zbuloi se aplikacioni mësimor i prezantuar së fundmi do jetë një vazhdimësi i aplikacionit IWORK.
Me përditësimin e ri, aplikacioni i detyrave IWork ju sjell fëmijëve dhe një tjetër risi, shkruan intv.al
Tashmë ndërtimin e organizmit të kafshëve do ta mësojnë në versionin 3D.
Fëmijët do kenë mundësi që kafshët ti studiojnë në mënyrë detajuar, pa pasur nevojë ti eksplorojnë në laborator.
Për shembull nëse më parë duhej të ishe i pranishëm në klasë për të parë se si funksiononte organizmi i një bretkose të gjallë, tashmë nëpërmjet këtij programi fëmijët mund ia heqin "lëkurën" në mënyrë dixhitale.
Kompania sqaron se këto programe mësimorë do ti ndihmojnë mësuesit të bëjnë më kreative lëndët mësimorë dhe fëmijët do ta kenë më të lehtë të kryejnë detyrat./intv.al/