INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apple: Rekord fitimesh, rekord shitjesh dhe rekord ofertash

Apple: Rekord fitimesh, rekord shitjesh dhe rekord ofertash

Publikuar më: 17:02 27-01-2016

18,4 miliardë dollarë përfitime, 74,8 milionë iPhone të shitur: Apple ka regjistruar statistikat më të mira në historinë e saj. Megjithatë, kërkesat për telefon nuk janë rritur aq tepër sa kishte parashikuar dhe kishte pasur nevojë.

Po, Apple është ndër firmat më të suksesshme në historinë e botës. Në tre muajt para Vitit të Ri, janë shitur 74,9 iPhone, bëri me dije të martën mbrëma, firma kaliforniane. Mirëpo kjo e fundit ka regjistruar rritjen më të vogël të shitjeve në nëntë vitet e fundit, prej kur është themeluar, me vetëm 0,4 përqind. Para një viti rritja ishte plot 46 përqind.

Përndryshe shifrat e regjistruara nga Apple janë më të fuqishmet në historinë e saj: Firma ka përfituar 18,4 miliardë dollarë. “Ekipi jonë ka treguar se Apple është këndi më mirë i të gjithë kohërave, falë produkteve inovative në të gjithë botën dhe shitjet rekord nga iPhone, Apple-Watch und Apple TV,” tha mes tjerash Tim Cook.

Por,

Përkundër rekordeve, ekspertët shprehin dyshime për të ardhmen. Firma më e shtrenjtë e botës ka humbur brenda dy muajsh një të pestën e vlerës së saj. Kjo shikohet se Apple varet tërësisht nga iPhone.

Smartphonët klasik të Apple përbëjnë 60 përqind të përfitimeve të saj, kjo pasi deri tani nuk janë gjetur mobilë të ngjashëm dhe të zëvendësueshëm me të. Shitjet nga iMac dhe iPad kanë stagnuar, ndërsa për produktet e reja Apple-Watch dhe Apple Music nuk ka pasur të dhëna.

Kina është vendi ku Cook nuk është i kënaqur me mbarëvajtjen e shitjeve dhe kërkon që në të ardhmen të hapen më tepër kënde të Apple atje.

Buxheti i Apple pritet të rritet në tremujorin e parë, 2016, nga 50 deri në 53 milliardë dollarë, që është më e vogla ndër vite. Vjet në të njejtën periudhë u regjistruan 58 miliardë dollarë. Përkundër kësaj, aksionet e Apple kanë mbetur të pandryshuara.

Article Logic
Execution time: 0.0033152103424072