Një i ri vlonjat është vënë në pranga nga policia pasi i janë gjetur armë dhe drogë. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës kanë bërë të ditur se, kanë përfunduar operacionin e koduar ‘Mercury’. Në pranga është vënë Denis Muhametaj, 25 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë.
Në banesën e të arrestuarit në fshatin Llakatund janë sekuestruar si prova:
1 armë zjarri automatike model 56, 4 krehëra pistolete dhe kallashnikovi.
1260 copë fishekë pistolete dhe kallashnikovi
3 motorra për mjete ujore me 300 kw fuqi
3 automjete tip furgon, autoveturë dhe kamionçinë,
15.7 kg kanabis, 340 kubikë kanabis.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprat penale ‘Kontrabanda me mallra të tjera’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armë shpërthyese dhe i municionit’, ‘Prodhimi, shitja e narkotikëve’, dhe ‘Kultivimi narkotikëve.’