INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arratia e Gruevskit, Patozi: Drojë në politikën shqipatare mos ndodhi e njëjta gjë

Arratia e Gruevskit, Patozi: Drojë në politikën shqipatare mos ndodhi e njëjta gjë

Publikuar më: 08:58 21-11-2018

Arratisja e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski është komentuar dhe nga ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi i cili është shprehur se u ka prishur gjumin politikanëve ne Shqipëri. Sipas konstatimit të tij, Patozi thotë se në Tiranë ka nisur një garë për të gjetur një Gruevsk tek tjetri, e kjo jo vetëm është drojë por edhe frikë. 

“Arratia e ish-kryeministrit, dikur autoritar dhe të gjithëfuqishëm, si dhe fundi i hidhur jo thjesht politik i tij nuk ka trazuar vetëm Maqedoninë fqinje. Në Tiranë ka nisur prej ditësh një garë e pashpallur udhëheqësish për gjetur Gruevskin tek tjetri dhe kjo nuk është shenjë e keqe”, shkruan Patozi, duke vijuar se “Jo se deklaratat e tyre mund të përdoren si prova në ndonjë gjyq, sepse një i tillë mund të mos zhvillohet asnjëherë. Por ato janë qartazi dëshmi të drojës, për të mos thënë frikës, se një proces i ngjashëm do të aplikohet herët a vonë edhe në Shqipëri"

"Duket që më shumë se afërsia gjeografike me Maqedoninë gjumin në Tiranë e prishin analogjitë e frikshme me Shkupin, sa i përket keqpërdorimit të pushtetit. Ndaj mos u çudisni kur të dëgjoni në të ardhmen akuza që "ti je më Gruevsk se unë", ose shfajësime që "unë jam më pak Gruevski se ti", për atë që besohet se është vendosur si etalon për matjen e shkallës së korrupsionit dhe të abuzimeve të qeverive në Ballkan e më gjerë”, shprehet ish-deputeti i PD.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029971599578857