INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arratia e ish-kryeministrit, reagon DASH: Gruevski duhet të përballet me drejtësinë

Arratia e ish-kryeministrit, reagon DASH: Gruevski duhet të përballet me drejtësinë

Publikuar më: 16:11 15-11-2018

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklarojnë se ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili ka kërkuar azil politik në Hungari, duhet të kthehet në vendin e tij dhe të vuajë dënimin. Maqedonia ka lëshuar një urdhër arresti për Gruevskin, i cili është dënuar me dy vjet burg për shpërdorim detyre, për blerjen e një makine Mercedes të blindua, gjatë kohës që udhëhiqte qeverinë. "Pas një procesi të plotë dhe transparent, Nikolla Gruevski u dënua nga gjykatat maqedonase për keqpërdorim të detyrës", tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Politiko.eu. " Përveç kësaj, Gruevski akuzohet edhe për katër çështje penale, "tha zëdhënësi, duke shtuar se"amerikanët besojnë se është e përshtatshme që procesi ligjor në Maqedoni të vazhdojë dhe Gruevski të përgjigjet para drejtësisë maqedonase ". Të dyja pasaportat e tij, personale dhe diplomatike ishin konfiskuar nga autoritetet në Shkup vitin e kaluar. Por si arriti ish-kryeministri në Hungari? Mediet serbe e hungareze shkruajnë se Gruevski ka udhëtuar nga Tirana drejt Budapestit. Sipas tyre ish-kryeministri erdhi në Tiranë duke përdorur pasaportë false; u strehua në ambasadën hungareze një natë dhe një ditë më pas u nis me avion nga Rinasi. Ajo çka hedh dyshime mbi vërtetësinë e raporteve mediatike është pretendimi se ai u largua me avionin e linjës “Malev”, kompani ajrore që ka falimentuar vite më parë. Ambasada hungareze në Tiranë, e kontaktuar nga mediet nuk dha një përgjigje konkrete duke u shprehur se "nuk komenton procese që janë në zhvillim e sipër". Të martën, Gruevski, i cili qëndroi në postin e kryeministrit të Maqedonisë deri në vitin 2016, një aleat i ngushtë politik i kryeministrit hungarez Viktor Orban, njoftoi se është në Budapest dhe se ka kërkuar azil politikë.

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213