INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ARRATISJA e Gruevskit nga Shqipëria, reagon policia e shtetit: Ai ka kaluar nga...

ARRATISJA e Gruevskit nga Shqipëria, reagon policia e shtetit: Ai ka kaluar nga...

Publikuar më: 18:41 15-11-2018

Pas lajmit se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski është aratosur nga Shqipëria, ka reaguar policia e shtetit.

Policia ka konfirmuar se Gruevski ka qenë me makinën diplomatike të ambasadës hungareze dhe ka kaluar nga Hani i Hotit dy ditë para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar.
Gruevski u bë i gjallë nga Budapesti dhe deklaroi se ka kërkuar azil politik. Nga ana tjetër Hungaria ka thënë se nuk e ka ndihmuar ish-kryeministrin e Maqedonisë. Po sot DASH ka kërkuar që ai të vuajë dënimin në Maqedoni.

DEKLARATA E POLICISË

Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit duke iu përgjigjur interesimit të medias në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të shtetasit Nikola Gruevski, ju informon se:

Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.

Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.

Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas.

Article Logic
Execution time: 0.0034141540527344