INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrest me burg për avokatin

Arrest me burg për avokatin

Publikuar më: 14:39 23-09-2016

Një avokat është lënë në burg nga Prokuroria e Rrethit Gjyqsor e Lezhës. Bëhet fjalë për avokatin Preng Lleshaj. Mësohet se avokati Lleshaj, akuzohet për ushtrim dhe ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndërkohë arestimi i tij u krye nga komisariati i policisë nr 3.
Ndaj 66 vjeçarit të lindur në Pukë e banues në Tiranë, prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhë kishte dërguar urdhërekzekutim e vendimit penal nr 217.
Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë  “arrest me burg” për veprën penale ” ushtrim dhe ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/ 2 i Kodit Penal

Article Logic
Execution time: 0.0055170059204102